Pyetja
Janë hetuar dy tretësira Z dhe Y me deftues universal (letër me ngjyrë portokalli).
Tretësira Z: deftuesi merr ngjyrë të kuqe.
Tretësira Y: deftuesi merr ngjyrë të verdhë.
a) i) Cilës tretësirë i përkasin këto vlera: pH = 1; pH= 5? ii) Çfarë vetish shfaq tretësira Y?
Prova A
Në vijim të ushtrimit 4, në tretësirën Z hedhim një copë magnez.
b) Çfarë do të vini re në provëz?
- Sa substanca formohen nga reaksioni?
- A do të veprojë magnezi me tretësirën Y? Argumentoni përgjigjen tuaj.
Prova B
Në tretësirën Z hedhim karbonat natriumi në gjendje të ngurtë. Kur në ujin e gëlqeres gurgullohet gazi i çliruar, ajo turbullohet.
c) Çfarë ngjyre ka karbonati i natriumit?
- Cili është gazi i çliruar?
- Shkruani barazimin e reaksionit.
Prova C
d) Në tretësirën Z hedhim disa pika tretësirë nitrat bariumi. Formohet një precipitat i bardhë.
- Identifikoni precipitatin e përftuar.
- Identifikoni tretësirën Z.
