Pyetja
Nga procesi i elektrolizës përftohen gazet A dhe B.
- Pse një tretësirë ujore e përcjell rrymën elektrike?
- Identifikoni secilin gaz dhe përshkruani provën që do të kryenit për të vërtetuar identitetin e tij.
- Jepni emrin e një produkti të prodhuar nga: i) gazi A; ii) gazi B.
- i) Shkruani gjysmëbarazimet për të treguar si prodhohen këto dy gaze. ii) Reaksioni i përgjithshëm është reaksion redoks. Shpjegoni perse.
- Tretësira që mbetet pas elektrolizës do ta kthejë letrën e lakmusit në ngjyrë blu. i) Cili është emri i kësaj tretësire? ii) Përmendni një veti kimike të saj.
