Pyetja
Kjo pyetje lidhet me elektrolizën e tretësirës së holluar ujore të klorurit të litiumit.
- Jepni emrat dhe simbolet e joneve të pranishme.
Tregoni çfarë do të formohet dhe shkruani gjysmëbarazimin për reaksionin:
- në anodë;
- në katodë.
- Gjeni emrin e një përbërjeje tjetër, që do të jepte të njëjtat produkte në elektroda.
- Si do të ndryshojnë produktet nëse përdoret tretësira e përqendruar e klorurit të litiumit?
