Pyetja
Për të parë nëse një objekt hekuri mund të galvanizohet me krom, nevojitet një eksperiment.
- Propozoni një tretësirë që të përdoret si elektrolit.
- Vizatoni një skemë me shpjegime për aparatin që do të përdorej për këtë galvanizim.
- Tregoni si do të "udhëtojnë" elektronet nga një elektrodë te tjetra.
- Shkruani gjysmëbarazimet për reaksionet në secilën elektrodë.
- Në cilën elektrodë ndodh oksidimi?
- Përqendrimi i tretësirës nuk ndryshon. Përse?
