Zgjidhja e ushtrimit 2 të mësimit Kontrolli i kapitullit 4 në librin Kimia 10-11: Pjesa II nga shtëpia botuese Botime Pegi me autorë RoseMarie Gallagher dhe Paul Ingram.
Pyetja
Vizatoni një diagram të furrnaltës. Tregoni qartë në diagram: i) ku futet ajri i nxehtë në furrë; ii) ku largohet hekuri i shkrirë; iii) ku largohen skoriet
i) Përmendni emrat e tri lëndëve të para që përdoren. ; ii) Cili është qëllimi i secilës lëndë?
i) Përmendni emrin e skories që largohet. ; ii) Kur ajo ngurtësohet, a gjen përdorim? Nëse po, thoni një përdorim.
i) Përmendni emrin e një gazi që shkarkohet nga furrnalta. ; ii) A gjen përdorim ky gaz? Nëse po, përse përdoret?
i) Shkruani barazimet kimike të reaksioneve të prodhimit të hekurit në formën e gizës. ; ii) Shpjegoni përse ky reaksion quhet reduktim i përbërjes së hekurit. ; iii) Cili e kryen reduktimin?
i) hematiti, koksi, guri gëlqeror; ii) hematiti është minerali i hekurit, koksi përdoret për prodhimin e monoksidit të karbonit, gazi i cili shkakton reduktimin dhe guri gëlqeror përdoret për largimin e papastërtive acide, siç është rëra
i) skorie; ii) skoria përdoret në ndërtimin e rrugëve
i) azoti ose dioksidi i karbonit; ii) këto gaze përdoren për ngrohjen e rrymave të ajrit
i) Fe2O3(ng)+3CO(g)=2Fe(l)+3CO2(g) ; ii) sepse humbet oksigjen; iii) monoksidi i karbonit