Pyetja
Acidi etanoik është pjesëtar i serisë homologe me formulën e përgjithshme $$C_nH_{2n}O_2$$.
- Tregoni emrin e kësaj serie.
- Cili është grupi i saj funksionor?
- Acidi etanoik është acid i dobët. Shkruani reaksionin e shpërbashkimit të tij.
Acidi etanoik hyn në reaksion me karbonatet.
- Çfarë ndodh gjatë këtij reaksioni?
- Shkruani barazimin e reaksionit të bashkëveprimit të tij me karbonatin e natriumit.
i. Emërtoni pjesëtarin e serisë homologe të acideve karboksilike për $$n = 3$$. Shkruani formulën e tij strukturore.
ii. Shkruani barazimin e reaksionit të bashkëveprimit të këtij acidi me hidroksidin e natriumit.
