Pyetja
Kallami i sheqerit rritet shpejt në zonat tropikale. Sheqeri mund të fermentohet për të prodhuar etanol. Si etanoli apo edhe përzierjet e benzinës dhe etanolit (gazool), mund të përdoren si lëndë e djegshme në makina.
- Etanoli përbëhet nga molekula organike.
- Çfarë lloj komponimi është etanoli?
- Etanoli ka formulë molekulare $\text{C}_2\text{H}_5\text{OH}$. Shkruani formulën e strukturës së tij.
- Gazooli në laborator vlon në një interval vlerash temperature që variojnë nga $40 - 150^{\circ}\text{C}$. Etanoli ka pikë vlimi $78^{\circ}\text{C}$. Jepni një model diagrami, me emërtimet përkatëse, ku të tregohet se si mund të fitohet një mostër etanoli nga gazooli.
