Pyetja
Etanoli është produkt i shumë reaksioneve të fermentimit. Formula molekulare e etanolit është C2H5OH.
- Shkruani formulën e e strukturës së etanolit.
- Kur etanoli nxehet në prani të dikromatit të kaliumit të acidifikuar dhe me tepricë, ai shndërrohet në acid etanoik:
C2H5OH→CH3COOH
Çfarë lloj reaksioni është ky?
- Disa aroma sintetike prodhohen nëpërmjet bashkëveprimit të një alkooli me një acid karboksilik:
- alkool + acid karboksilik → ester + ujë
- Çfarë substancash dhe kushte të tjera nevojiten për zhvillimin e këtij reaksioni?
- Më poshtë është treguar struktura e esterit butanoat propili.
Shkruani formulën e strukturës së acidit karboksilik nga i cili formohet ky ester.
