Pyetja
Kur digjen alkoolet, çlirohet nxehtësi. Një nxënës përdori pajisjen e mëposhtme, për të gjetur se sa ishte nxehtësia që përftohej kur digjeshin katër alkoole të ndryshme: metanol, etanol, propanol dhe butanol.
a Në tubin e djegies hidhet një sasi metanoli. Matet temperatura fillestare e ujit. Ndizet djegësi dhe lejohet që të zhvillohet procesi i djegies për një minutë. Shuhet flaka dhe matet temperatura përfundimtare e ujit. E njëjta procedurë përsëritet me etanolin, propanolin dhe butanolin. Përdorni diagramet me termometër për të shënuar temperaturat në tabelë. Plotësoni tabelën duke regjistruar rritjen e temperaturës për secilin nga alkoolet.
- Paraqisni në letrën milimetrike rezultatet e përftuara dhe vizatoni një grafik në formën e vijës së drejtë
- Nga grafiku, gjeni sa do të ishte rritja e temperaturës, nëse eksperimenti do të ishte përsëritur me pentanolTregoni qartë në grafik, se si e gjetët përgjigjen tuaj.
- Çfarë mund të ndodhë, nëse në vend të tubit të vlimit, do të përdornit një kuti prej bakri? Arsyetoni përgjigjen tuaj.
