Pyetja
Një nxënës po shqyrtonte reaksionin midis një tretësire ujore të sulfatit të bakrit (II) dhe dy metaleve të ndryshme, zinkut dhe hekurit. U kryen dy eksperimente.
Eksperimenti 1
Me anë të një cilindri të shkallëzuar maten 25cm3 tretësirë ujore e sulfatit të bakrit (II) dhe kjo sasi hidhet në një gotë polistireni. Matet temperatura e tretësirës. Vendoset kronometri dhe matet temperatura pas 30 dhe 60 sekondash. Në këtë çast (pra, pas minutës së parë) hidhen 5 g pluhur zinku në enën e polistirenit dhe përzierja trazohet me termometër. Temperatura matet çdo 30 sekonda për tre minutat që pasojnë.
- Përdorni diagramet e termometrit në tabelën më poshtë, për të regjistruar temperaturat.
Eksperimenti 2
Përsëritet eksperimenti 1, duke përdorur 5 g pluhur hekuri në vend të pluhurit të zinkut.
- Përdorni diagramet e termometrit në tabelën më poshtë, për të regjistruar temperaturat.
- Paraqisni në letrën milimetrike rezultatet e të dy eksperimenteve. Vizatoni me kujdes në grafik, dy lakoret, të cilat duhet t'i emërtoni qartësisht.
- Përcaktoni, nisur nga grafiku, temperaturën e reaksionit pas 1 minute e 15 sekondash.
- Tregoni qartësisht në grafik, se si e gjetët këtë përgjigje.
- Çfarë lloj reaksioni kimik zhvillohet gjatë bashkëveprimit të zinkut apo hekurit me tretësirën e sulfatit të bakrit (II)?
- Krahasoni ndryshimet e temperaturave midis eksperimenteve 1 dhe 2.
- Jepni një shpjegim përse ka ndryshim midis temperaturave.
- Shpjegoni se si mund të ishte ndryshimi i temperaturave midis eksperimenteve, nëse do të përdorej 12.5cm3 tretësirë e sulfatit të bakrit (II).
- Thoni çfarë mund të ndodhte, nëse në eksperimentin 1 do të përdoreshin copëza zinku, në vend të pluhurit të zinkut. Arsyetoni përgjigjen tuaj.
