Pyetja
Një nxënës përdori aparaturën e mëposhtme për të studiuar shpejtësinë e reaksionit të karbonatit të kalciumit me acid klorhidrik të holluar
CaCO3+2HCl→CaCl2 + CO2H2O
a) Të përdoret informacioni që merret nga reaksioni, për të gjetur se përse masa e enës, bashkë me substancën, zvogëlohet në lidhje me kohën.
b) Grafiku tregon se si ndryshon në lidhje me kohën masa e enës me substancën brenda saj.
i) Të gjendet se pas sa sekondash ka përfunduar reaksioni.
ii) Në një kopje të grafikut, shënoni me X pikën ku shpejtësia e reaksionit arrin vlerën maksimale.
iii) Nxënësi e përsëriti reaksionin, duke ndryshuar përqendrimin e acidit klorhidrik, në një vlerë sa gjysma e përqendrimit fillestar. Në të dy eksperimentet, karbonati i kalciumit ishte me tepricë, ndërkohë që kushtet e tjera u mbajtën të njëjta.
Në një kopje të grafikut, të vizatohet lakorja që tregon se si do të ndryshojë masa e peshores, kur përqendrimi i acidit klorhidrik është sa gjysma e përqendrimit fillestar.
c) Si do të ndryshojë shpejtësia e reaksionit kur:
- rritet temperatura;
- përdoren grimca më të vogla të karbonatit të kalciumit?
