Pyetja
Tre janë metodat që përdoren për përgatitjen e kripërave:
Metoda A – përdoret një byretë dhe një indikator.
Metoda B – përzihen dy tretësira dhe formohet kripa nëpërmjet precipitimit.
Metoda C – shtohet me tepricë një metal ose një bazë në tretësirën e një acidi të holluar dhe largohet teprica e substancës së ngurtë me filtrim.
Për secilën nga kripërat e përgatitura, zgjidhni një nga metodat A, B ose C, jepni emrat e substancave të tjera që marrin pjesë në reaksion dhe në fund shkruani barazimin e plotë për reaksionin e formimit të të:
- kripës së tretshme të sulfatit të zinkut e formuar nga baza e patretshme, oksid zinku.
- metoda
- substancat vepruese
- reaksioni me fjalë.
- kripës së tretshme klorur kaliumi, e formuar nga baza e tretshme hidroksid kaliumi
- metoda
- substancat vepruese
- kopjoni dhe plotësoni me simbole reaksionin e mëposhtëm:
………… + ………… → KCl + H$_{2}$O
- kripës së patretshme, jodur plumbi(II), e formuar nga një kripë e tretshme, nitrat plumbi (II).
- metoda
- substancat vepruese
- barazimi jonik.
