Pyetja
Një ndër mineralet më të njohura të bakrit është kalkopiriti. Analiza laboratorike e një mostre tregoi se $15.15 \text{ g}$ kalkopirit kishte këtë përbërje në masë: bakër $5.27 \text{ g}$ dhe hekur $4.61 \text{ g}$. Squfuri është i vetmi element tjetër i cili hyn në përbërjen e kalkopiritit. Të përdoren të dhënat e mësipërme për të gjetur formulën empirike të kalkopiritit.
(Masat atomike relative: $\text{S} = 32$, $\text{Fe} = 56$, $\text{Cu} = 64$)
