Pyetja
Formula e komponimeve të patretshme mund të gjendet nëpërmjet reaksioneve të precipitimit. Në një vëllim prej 12.0 cm3 tretësirë ujore të nitratit të një metali T, u shtuan 2.0 cm3 tretësirë ujore e fosfatit të natriumit, NaP3O4. Përqendrimi i të dy tretësirave ishte 1.0 mol/dm3. Pas dekantimit të precipitatit, u mat lartësia e tij (si në figurë).
Eksperimenti u përsërit duke përdorur vëllime të ndryshme të tretësirës së fosfatit të natriumit. Rezultatet janë paraqitur në grafikun e mëposhtëm.
Cila është formula e fosfatit të metalit T? Argumentoni përgjigjen.
