Pyetja
Një mostër nitrat plumbi (II) e papastër, me masë 5.00 g, u trajtua me nxehje. Vëllimi i oksigjenit të formuar rezultoi 0.16 dm3 në temperaturë dhe trysni normale. Të llogaritet përmbajtja në përqindje e nitratit të plumbit (II) në mostër, duke pasur parasysh se papastërtitë nuk shpërbëhen.
2Pb(NO3)2→2PbO+4NO2+O2
