Kopertina e librit Kimia 10-11 (pjesa e parë)
Zgjidhje ushtrimi

Zgjidhja e ushtrimit 7

Zgjidhja e ushtrimit 7 të mësimit Pyetjet e fundit të kapitullit 6 në librin Kimia 10-11 (pjesa e parë) nga shtëpia botuese Mediaprint me autorë Richard Harwood, Ian Lodge.


Pyetja

Hidrokarburet janë komponime që përmbajnë vetëm karbon dhe hidrogjen. $20 \text{ cm}^3$ e një hidrokarburi të gaztë u dogj në $120 \text{ cm}^3$ oksigjen, i cili është me tepricë. Pas ftohjes, vëllimi i mbetur i gazit rezultoi $90 \text{ cm}^3$. Për të larguar dioksidin e karbonit, u shtua tretësirë ujore e hidroksidit të natriumit dhe në këto kushte, vëllimi i oksigjenit të mbetur rezultoi $30 \text{ cm}^3$. Të gjitha vëllimet janë matur në temperaturë dhe trysni normale.

  1. Të tregohet se pse është e rëndësishme të përdoret oksigjen me tepricë?
  2. Dioksidi i karbonit është pak i tretshëm në ujë. Tregoni se pse në tretësirë alkaline të hidroksidit të natriumit ai tretet me lehtësi?
  3. Kryhen llogaritjet e mëposhtme:
    vëllimi i hidrokarbureve të gazta $= \ldots \ldots \ldots \ldots \ldots \text{ cm}^3$
    vëllimi i oksigjenit të përdorur $= \ldots \ldots \ldots \ldots \ldots \text{ cm}^3$
    vëllimi i dioksidit të karbonit të formuar $= \ldots \ldots \ldots \ldots \ldots \text{ cm}^3$
  4. Të përdoret raporti i vëllimeve të mësipërme për gjetjen e raportit të numrit të moleve në barazimin e mëposhtëm dhe më tej, në gjetjen e formulës së hidrokarburit.
    $\ldots \ldots \ldots C_xH_{y(g)} + \ldots \ldots \ldots O_{2(g)} \rightarrow \ldots \ldots \ldots CO_{2(g)} + \ldots \ldots \ldots H_2O_{(l)}$

Formula e hidrokarburit $= \ldots \ldots \ldots \ldots \ldots \ldots$

Zgjidhja

Shkarko aplikacionin për të parë zgjidhjen

Zgjidhja e plotë e këtij ushtrimi është e disponueshme në aplikacionin tonë mobil. Shkarko aplikacionin dhe merr qasje në të gjitha zgjidhjet!

Aplikacioni është falas dhe përmban zgjidhje për të gjitha ushtrimet!