Pyetja
Në tretësirë acide, H$_2$O$_2$ oksidion jonet I$^-$ në I$_2$. Reaksioni është i rendit të parë në lidhje me H$_2$O$_2$, i rendit të parë në lidhje me I$^-$ dhe i rendit zero në lidhje me H$^+$.
- Cili është rendi i përgjithshëm i reaksionit?
- Shkruani barazimin kimik të reaksionit.
- Shkruani barazimin e shpejtësisë së reaksionit.
Një mekanizëm i sugjeruar për këtë reaksion është:
Stadi 1
H$_2$O$_2$ + I$^-$ —> H$_2$O + IO$^-$
Stadi 2
H$^+$ + IO$^-$ —> HIO
Stadi 3
HIO + H$^+$ + I$^-$ —> I$_2$ + H$_2$O
- Identifikoni stadin përcaktues të shpejtësisë dhe shpjegoni zgjedhjen tuaj.
