Pyetja
- Shkruani barazimin e reaksionit duke vendosur edhe simbolet e gjendjes agregate, si dhe barazimin e shpejtësisë për shpërbërjen e amoniakut në prani të platinit si katalizator.
- Për reaksionin e pikës a ndërtoni:
- grafikun e $ \text{NH}_3(\text{g}) $ ndaj kohës;
- grafikun e shpejtësisë së reaksionit ndaj $ \text{NH}_3(\text{g}) $ (ku vlerat e $ \text{NH}_3(\text{g}) $ të jenë në boshtin e abshisave).
- Në një eksperiment në temperaturë $ 150^{\circ}\text{C} $, shpejtësia e reaksionit ishte $ 0,002 \text{mol/ls} $, kur përqendrimi i amoniakut ishte $ 0,20 \text{mol/l} $. Sa është konstantja e shpejtësisë në këtë temperaturë dhe cilat janë njësitë e saj?
