Pyetja
Në këtë ushtrim do të njehsoni vlerën e pH të acidit benzoik $(\text{C}_6\text{H}_5\text{COOH})$ $1,0 \text{ mol/l}$. $\text{K}_\text{a}$ e $(\text{C}_6\text{H}_5\text{COOH}) = 6,4 \times 10^{-5} \text{ mol/l}$.
- Shkruani një ekuacion për shpërbashkimin e $\text{C}_6\text{H}_5\text{COOH}$.
- Bazuar në këtë ekuacion, shkruani një shprehje për konstanten e shpërbashkimit të acidit benzoik.
- Duke supozuar se $[\text{H}^+] = [\text{C}_6\text{H}_5\text{COO}^-]$ dhe $[\text{C}_6\text{H}_5\text{COOH}] \gg [\text{H}^+]$, njehsoni $[\text{H}^+]$ të acidit benzoik me përqendrim $1,0 \text{ mol/l}$.
- Njehsoni vlerën e pH të acidit benzoik me përqendrim $1,0 \text{ mol/l}$.
