Pyetja
Kallaji prodhohet nga reduktimi me karbon i xeherorit të kallajit, SnO$_2$, në temperaturë të lartë. Përveç kallajit, produkt është edhe dioksidi i karbonit.
- Shkruani reaksionin e përftimit të kallajit.
- Njehsoni ndryshimin e entalpisë së reaksionit kur dihen:
$$\Delta H_f^\circ (SnO_{2(ng)}) = -581 \text{ kJ mol}^{-1}$$
$$\Delta H_f^\circ (CO_{2(g)}) = -393,5 \text{ kJ mol}^{-1}$$
