Pyetja
E vërtetë apo e gabuar? Qarkoni alternativën e saktë. Me formulën Cu$^{2+}$(uj) $\mid$ Cu(ng), $E = +0,34$ volt kuptojmë se:
- bakri ka më shumë ngarkesë pozitive se Cu$^{2+}$;
- në një tretësirë, diferenca potenciale e Cu$^{2+}$(uj) dhe e elektrodës Cu të zhytur në të është $0,34$ volt;
- reaksioni $$ \text{Cu}^{2+}(\text{uj}) + 2\text{e}^- \longrightarrow \text{Cu}(\text{ng}) $$ e ka potencialin elektrolik standard $+0,34$ volt;
- elektroda e bakrit e një gjysmë-elementi standard Cu$^{2+}$(uj) $\mid$ Cu(ng) është $0,34$ volt më pozitive se elektroda e platinit në një gjysmë-element standard të hidrogjenit me të cilën është lidhur.
