Pyetja
Peroksidi i hidrogjenit bashkëvepron me jonet jodure në tretësirë acide sipas reaksionit të mëposhtëm:
$H_2O_2(uj) + 2I^-(uj) + 2H^+(uj) \longrightarrow I_2(uj) + 2H_2O(l)$
Shpejtësia e reaksionit mund të përcaktohet duke matur kohën në momentin që në tretësirë shfaqet I$_2$. Sapo shfaqet jodi, përqendrimi i I$_2$ është $10^{-5}$ mol/l.
- Në eksperimentin 1, përqëndrimet fillestare janë: $[H_2O_2] = 0,010$ mol/l, $[I^-] = 0,010$ mol/l dhe $[H^+] = 0,10$ mol/l. Përcaktoni shpejtësinë e reaksionit nëse I$_2$ shfaqet pas 6 sekondave.
- Në eksperimentin 2, përqëndrimet fillestare janë: $[H_2O_2] = 0,005$ mol/l, $[I^-] = 0,010$ mol/l dhe $[H^+] = 0,10$ mol/l. Përcaktoni shpejtësinë e reaksionit nëse I$_2$ shfaqet pas 12 sekondave.
- Nisur nga rezultatet që morët, shpjegoni pse reaksioni është i rendit të parë në lidhje me H$_2$O$_2$.
- Duke pasur parasysh se shpejtësia e reaksionit = $k[H_2O_2][H^+][I^-]$, gjeni konstantën e shpejtësisë (k).
- Cilat janë njësitë e k?
- Parashikoni shpejtësinë e reaksionit kur $[H_2O_2] = 0,05$ mol/l, $[H^+] = 0,10$ mol/l dhe $[I^-] = 0,02$ mol/l.
