Pyetja
Reaksioni midis disa copave të mermerit () dhe tretësirës së holluar të acidit klorhidrik është përdorur nga nxënësit për të hetuar ndikimin e sipërfaqes së kontaktit në shpejtësinë e reaksionit. Gjatë reaksionit, del nga përzierja dhe mblidhet në një shiringë të shkallëzuar. Rezultatet e tyre janë paraqitur në figurën 1. Në eksperimentin 1, ata përdorën 5 copa të vogla mermeri (masa e përgjithshme = 2 g) dhe 50 ml tretësirë acidi klorhidrik 0,1 mol/L. Në eksperimentin 2, nxënësit përdorën një copë të madhe mermeri (masa = 2 g) dhe 50 ml të të njëjtit acid.
- Shkruani barazimin e reaksionit.
- Vizatoni dhe emërtoni diagramin e aparaturës së përdorur.
- Në të dyja eksperimentet ka tepricë të madhe mermeri. Shpjegoni pse.
- Pse vëllimi përfundimtar i dioksidit të karbonit është i njëjtë në të dyja eksperimentet?
- Pse lakoret bëhen të rrafshëta?
- Përdorni lakoret për të vlerësuar shpejtësinë fillestare të secilit reaksion.
- Shpjegoni pse shpejtësia fillestare e reaksionit është e ndryshme në të dyja reaksionet?
