Pyetja
Jepet barazimi kimik i reaksionit të mëposhtëm:
$CO(g) + Br_2(g) \rightleftharpoons COBr_2(g)$
- Tregoni se cila substancë është e oksiduar në këtë reaksion. Për të shpjeguar përgjigjen, mund të përdorni numrat e oksidimit.
- Çfarë kuptoni me termin ekuilibër dinamik?
Formuloni parimin Lë Shatelje.
- Parashikoni nga do të zhvendoset ekuilibri me rritjen e trysnisë së përgjithshme. Argumentoni përgjigjen.
- Parashikoni nga do të zhvendoset ekuilibri me shtimin e bromit në përzierjen në ekuilibër. Argumentoni përgjigjen.
- Parashikoni nga do të zhvendoset ekuilibri me shtimin e një katalizatori. Argumentoni përgjigjen.
- Parashikoni se ndikon shtimi i një katalizatori në kohën që i duhet sistemit për të arritur ekuilibrin.
Shkruani shprehjen e konstantes së ekuilibrit $K_c$ për reaksionin e mësiperm.
- Shkruani njësitë e $K_c$.
Shkruani shprehjen e konstantes së ekuilibrit $K_c'$, për reaksionin e zhdrejtë.
- Shkruani njësitë e $K_c'$.
Krahasoni përgjigjen e pikës d (i) me atë pikës d (ii).
- Shkruani një shprehje matematikore për të treguar lidhjen midis $K_c$ dhe $K_c'$.
