Pyetja
Në $200^oC$, vlera numerike e $K_c$ për reaksionin e mëposhtëm është $8 \times 10^{-3}$.
$PCl_5(g) \rightleftharpoons PCl_3(g) + Cl_2(g) \quad \Delta H^o = +124 kJ\text{ mol}^{-1}$
- Shkruani shprehjen e $K_c$ për këtë reaksion.
- Cilat janë njësitë e $K_c$?
- Cila është vlera e $K_c$ për reaksionin e kundërt në $200^oC$ dhe cilat janë njësitë e saj?
Si do të ndryshojnë sasitë e $PCl_5$, $PCl_3$ dhe $Cl_2$ në ekuilibër (rriten, zvogëlohen ose qëndrojnë të njëjta), nëse:
- shtojmë $PCl_5$;
- rritet trysnia;
- rritet temperatura?
Si do të ndikonte në vlerën e $K_c$, nëse:
- shtojmë $PCl_5$;
- rritet trysnia;
- rritet temperatura?
Një mostër e $PCl_5$ të pastër u fut në një enë bosh në temperaturën $200^oC$. Kur u arrit ekuilibri, përqendrimi i $PCl_5$ ishte $0,5 \times 10^{-1}\text{ mol/L}$. Cilat janë përqendrimet e $PCl_3$ dhe $Cl_2$ në ekuilibër?
