Pyetja
Në tabelë janë dhënë vlerat e $\text{p}K_a$ për disa dëftues, si dhe ngjyrat e trajtës acide ($\text{HIn}$), si dhe të bazës së konjuguar të tij ($\text{In}^-$) për secilin prej tyre.
| Dëftuesi | Vlerat e $\text{p}K_a$ | Ngjyra e $\text{HIn}$ | Ngjyra e $\text{In}^-$ |
|---|---|---|---|
| Bromokresol jeshil | $4,7$ | e verdhë | blu |
| Metil i kuq | $5,1$ | e kuqe | e verdhë |
| Fenol i kuq | $7,9$ | e verdhë | e kuqe |
| Fenolftaleinë në etanol | $9,3$ | pa ngjyrë | e kuqe |
- Shkruani shprehjen e ekuilibrit për një dëftues të përgjithshëm, $\text{HIn}$.
- Bazuar në përgjigjen e dhënë për pikën i, shkruani shprehjen e $K_a$ për një dëftues të përgjithshëm.
- A është metiloranzhi një dëftues i përshtatshëm për t'u përdorur gjatë titulimit të $\text{CH}_3\text{COOH}$ me përqendrim $0,1\text{ mol/l}$ me $\text{NaOH}$, me përqendrim $0,1\text{ mol/l}$? Argumentoni përgjigjen.
- A është fenolftaleina një dëftues i përshtatshëm për t'u përdorur gjatë titulimit të $\text{CH}_3\text{COOH}$ me përqendrim $0,1\text{ mol/l}$ me $\text{NaOH}$, me përqendrim $0,1\text{ mol/l}$? Argumentoni përgjigjen.
- Asnjë dëftues nuk e tregon me saktësi pikën e asnjëanësimit në titulimin e $\text{CH}_3\text{COOH}$ me përqendrim $0,1\text{ mol/l}$, me $\text{NH}_3$ me përqendrim $0,1\text{ mol/l}$. Pse?
- Bazuar në pikën d, tregoni si mund të përcaktohet pika e asnjëanësimit në titulimin e një acidi të dobët me një bazë të dobët?
