Kopertina e librit Kimia 12
Zgjidhje ushtrimi

Zgjidhja e ushtrimit 2

Zgjidhja e ushtrimit 2 të mësimit Ushtrime përmbledhëse 15 në librin Kimia 12 nga shtëpia botuese Botime Pegi me autorë Graham Hill, John Holman dhe Philippa Gardom Hulme.


Pyetja

Kjo pyetje ka të bëjë me hidrolizën e tri halogjenalkaneve të ndryshme:

klor-1-butan; brom-1-butan; jod-1-butan.

Në tri prova të ndryshme, të futura në një banjëmari në $60^{\circ}$C, shtohen nga katër pika të secilit prej halogjenalkaneve të mësipërme. Çdo provë përmban 1 ml tretësirë me përqendrim 0.1 mol/l nitrat argjendi. Rezultatet e reaksioneve janë si më poshtë:

Klor-1-butani pas tri minutash shfaqet një mjegull e lehtë; edhe pas 15 minutash ka ende mjegull të lehtë.

Brom-1-butani - pas një minute shfaqet një mjegull e lehtë; pas tri minutash mjegulla bëhet opake; pas gjashtë minutash ndodh koagulimi dhe precipitimi.

Jod-1-butani - menjëherë bëhet opak; brenda minutës së parë shfaqet precipitat me ngjyrë të verdhë.

  1. Cili është precipitati i formuar në secilin rast?
  2. Përse formohet precipitati?
  3. Në secilin rast ndodh një reaksion zëvendësimi midis halogjenalkanit dhe një grimce nukleofile? Cili është nukleofili i përfshirë në secilin rast?
  4. Cili halogjenalkan pëson reaksion zëvendësimi me lehtësi dhe cili halogjenalkan pëson reaksion zëvendësimi me vështirësi?
  5. Argumentoni përgjigjen që keni dhënë për pyetjen d, duke pasur parasysh energjitë e lidhjeve në kJ/mol si më poshtë:

C-Cl (te kloretani) 339;
C-Br (te brometani) 284;
C-I (te joddetani) 218.

Zgjidhja

Shkarko aplikacionin për të parë zgjidhjen

Zgjidhja e plotë e këtij ushtrimi është e disponueshme në aplikacionin tonë mobil. Shkarko aplikacionin dhe merr qasje në të gjitha zgjidhjet!

Aplikacioni është falas dhe përmban zgjidhje për të gjitha ushtrimet!