Pyetja
Kjo pyetje ka të bëjë me reaksionet e tri alkeneve me bromur hidrogjeni.
- Eteni bashkëvepron me bromurin e hidrogjenit për të prodhuar brometanin. i) Përshkruani kushtet e reaksionit. ii) Përdorni diagramet për të përshkruar dhe shpjeguar mekanizmin e reaksionit. Shkruani emrin e këtij mekanizmi.
- Propeni bashkëvepron me bromurin e hidrogjenit dhe jep dy produkte të mundshme. i) Skiconi formulat strukturore të dy produkteve. ii) Emërtojini produktet. iii) Tregoni cili është produkti kryesor dhe shpjegoni pse ai prodhohet në sasi më të mëdha.
- Nga bashkëveprimi i bromurit të hidrogjenit me alkenin formohen dy produkte:
i) Emërtoni përbërjen e paraqitur më sipër. ii) Skiconi formulën strukturore të produktit kryesor të reaksionit. iii) Mbi bazë të cilit rregull përcaktohet produkti kryesor në reaksione të tjera të ngjashme?
