Pyetja
Përbërja me formulën strukturore më poshtë quhet buten-2 – ol-1:
- Emërto grupet funksionore në buten-2 – ol-1
- buten-2 – ol-1 ekziston si dy izomerë cis-trans i) Njëri nga izomerët është shfaqur më sipër. Vizatoni izomerin tjetër. ii) Shpjegoni pse ndodh izomerizmi cis-trans në këtë përbërje.
- Shkruani barazimin e reaksionit të djegies së buten-2 – ol-1.
- i) Shkruani formulën strukturore të produktit organik të përftuar kur buten-2 – ol-1 është nxehur në prani të permanganatit të kaliumit. ii) Ç’lloj reaksioni ka ndodhur në pikën i?
- Shkruani formulën e kripës së natriumit të buten-2 – ol-1 dhe sugjeroni si mund të përftohet ajo.
- Vizatoni formulën strukturore të brom-1-buten-2. i) Sugjeroni një reaktant që mund të përdoret, si dhe kushtet e duhura për të shndërruar: buten-2-ol-1 në brom-1 buten-2 ii) Me çfarë mekanizmi ndodh reaksioni në pikën ii? iii) Buten-2 – ol-1 vepron me bromin. Parashikoni formulën e produktit organik të formuar. iv) Me çfarë mekanizmi ndodh reaksioni në pikën i?
