Pyetja
Pesë idetë (sugjerimet, propozimet) kryesore të teorisë së ndërtimit atomik të materies (ose teoria daltonike e ndërtimit atomik të materies) ishin:
- Materia përbëhet nga grimca shumë të vogla, të padukshme e të pandashme, të quajtura atome.
- Atomet nuk mund të krijohen ose të shpërbëhen.
- Të gjitha atomet e një elementi kimik janë të njëjta.
- Atomet e elementeve të ndryshme janë të ndryshme.
- Atomet mund të lidhen me njëri-tjetrin për të formuar molekula.
- Në dritën e njohurive moderne rreth atomeve, izotopeve, molekulave dhe strukturës atomike, shpjegoni nëse janë apo jo të vërteta idetë e mësipërme.
- Cila është rëndësia e kësaj teorie në ditët e sotme.
