Pyetja
Përbërja X ka formulën CxHyOz. 2,00 g të përbërjes X janë djegur plotësisht në tepricë oksigjeni.
- Në tabelën e mëposhtme jepet masa e secilit produkt të formuar.
Produkti Masa (në g) Dioksid karboni 4,00 Ujë 1,64 g - Njehsoni masën e karbonit dhe masën e hidrogjenit në 2,00 g të përbërjes X.
- Njehsoni masën e oksigjenit në 2,00 g të përbërjes X.
- Gjeni formulën empirike të përbërjes X.
- Masa molekulare e krahasuar e përbërjes X është 88. Gjeni formulën molekulare të saj.
- Njehsoni vëllimin e oksigjenit që hyn në reaksion me 2,00 g të përbërjes X. Supozoni se një mol gazi zë 24,00 dm3 (24 litra).
- Përbërja X vepron me pentaklorurin e fosforit. Gjeni emrin dhe formulën e produktit organik.
- Produkti organik i formuar vepron me etanolin në temperaturë mjedisi.
- Shkruani barazimin kimik për këtë reaksion.
- Vizatoni formulën strukturore të produktit organik.
- Emërtoni produktin organik.
- Sugjeroni një përdorim të mundshëm të këtij produkti.
