Kopertina e librit Kimia 12
Zgjidhje ushtrimi

Zgjidhja e ushtrimit 13

Zgjidhja e ushtrimit 13 të mësimit Ushtrime përmbledhëse 20 në librin Kimia 12 nga shtëpia botuese Botime Pegi me autorë Graham Hill, John Holman dhe Philippa Gardom Hulme.


Pyetja

Ky ushtrim ka të bëjë me një studim të mekanizmit të hidrolizës së etanoatit të etilit.

$$ \text{CH}_3\text{COOCH}_2\text{CH}_3 + \text{H}_2\text{O} \xrightarrow{\text{HCl}}\text{CH}_3\text{COOH} + \text{CH}_3\text{CH}_2\text{OH} $$

U zhvilluan dy eksperimente, A dhe B. Lexoni të dhënat mbi këto eksperimente dhe më pas përgjigjuni pyetjeve në vijim.

Eksperimenti A: Etanoati i etilit u trajtua me ujë të deuteruar, i cili përmban klorur deuteriumi, DCl (D = $^{2}$H). Dy produktet e hidrolizës u ndanë, u pastruan dhe masa molekulare e krahasuar e secilit prej tyre u njehsua me spektrometrin e masës.

Alkooli i formuar kishte M$_{r}$ = 47, ndërsa acidi kishte M$_{r}$ = 61.

  1. Krahasojeni M$_{r}$ e alkoolit të formuar në këtë eksperiment me vlerën që pritet të merret nga reaksioni i mësipërm.
  2. Krahasojeni e acidit të formuar në këtë eksperiment me vlerën që pritet të merret nga reaksioni i mësipërm.
  3. Çfarë të dhënash (nëse ka të tilla) jep eksperimenti A për mekanizmin e reaksionit të hidrolizës?

Eksperimenti B: Etanoat etili u trajtua me H2$^{18}$O, që përmban HCl. Dy produkte hidrolize u ndanë, u pastruan dhe masat e tyre molekulare relative u matën duke përdorur një spektrometër mase. Alkooli i formuar kishte M$_{r}$ = 46, ndërsa acidi kishte M$_{r}$ = 62.

  1. Përsëritni hapat a dhe b më sipër, këtë herë duke përdorur rezultatet e marra nga eksperimenti B.
  2. Çfarë të dhënash (nëse ka të tilla) jep eksperimenti B për mekanizmin e reaksionit të hidrolizës?

Zgjidhja

Shkarko aplikacionin për të parë zgjidhjen

Zgjidhja e plotë e këtij ushtrimi është e disponueshme në aplikacionin tonë mobil. Shkarko aplikacionin dhe merr qasje në të gjitha zgjidhjet!

Aplikacioni është falas dhe përmban zgjidhje për të gjitha ushtrimet!