Pyetja
Sullfiti i natriumit u shtohet frutave të thata për t'i ruajtur sa më gjatë. Përcaktimi i sasisë së $\text{Na}_2\text{SO}_3$ në to bëhet me anë të një vlimit të një mostre frutash të thata me acid. Sasia e dioksidit të squfurit të përfatuar përcaktohet me titullim (titrim) me anë të jodit.
$SO_2(uj) + 2H_2O(l) + I_2(uj) \longrightarrow 4H^+(uj) + SO_4^{2-}(uj) + 2I^-(uj)$
Për të parë rezultatet e titullimit, në tretësirën përfundimtare u shtua klorur bariumi me tepricë. Precipitatit i formuar u mblodh dhe u peshua.
$(\text{Na} = 23, \text{S} = 32, \text{O} = 16, \text{Ba} = 137)$
- Sa mole $\text{SO}_2$ u çliruan nga $100 \text{g}$ rrush i thatë?
- Sa gramë $\text{Na}_2\text{SO}_3$ ndodhen në $100 \text{g}$ rrush të thatë?
- Shpesh kimistët e shprehin sasinë e $\text{Na}_2\text{SO}_3$ në fruta të thata si pjesë për milion (p.p.m.).
($1 \text{p.p.m.} = 1 \text{g } \text{Na}_2\text{SO}_3 \text{ në } 10^6 \text{ fruta të thata}$)
Shprehni sasinë e $\text{Na}_2\text{SO}_3$ te rrushit i thatë në p.p.m.
- Shkruani barazimin e reaksionit që ndodh kur, në fund të titullimit, në tretësirë shtohet $\text{BaCl}_2$ me tepricë.
- Njehsoni masën e precipitatit të formuar pas shtimit në tretësirë të $\text{BaCl}_2$.
