Pyetja
- Klori dhe hidroksidi i natriumit prodhohen nga elektroliza e shëllirës (tretësirë ujore NaCl). Shkruani barazimet për të treguar në mënyrë të përmbledhur atë që ndodh gjatë elektrolizës kur:
- merren masat paraprake për të parandaluar përzierjen e produkteve me njëri-tjetrin;
- produktet kryesore (klori dhe hidroksidi i natriumit) përzien qëllimisht me njëri-tjetrin.
- Në industri, prodhimi i bromit realizohet në këtë mënyrë: së pari, bëhet përqendrimi i ujit të detit dhe më pas zhvillohet reaksioni i tij me klorin.
- Çfarë metode mund të përdoret për të përqendruar ujin e detit?
- Shkruani barazimin e reaksionit që ndodh për prodhimin e bromit nga uji i detit i përqendruar, i cili vihet të veprojë me klorin.
