Pyetja
Elementet X, Y, Z kanë në bërthamën e tyre përkatësisht 9, 19 dhe 34 protone.
- Paraqitni strukturat elektronike X, Y dhe Z.
- Parashikoni llojin e lidhjes që mund të formohet midis:
- X dhe Y;
- X dhe Z;
- Y dhe Z.
- Paraqitni strukturat elektronike të molekulave të përbërjeve kimike që përftohen nga bashkëveprimi i elementeve të pikës b. Sa elektrone ka në shtresën e jashtme secili prej tyre?
- Jepni argumente në lidhje me:
- aftësinë që kanë përbërjet e përftuara në pikën b për të avulluar;
- aftësinë e tyre për të përcjellë rrymën elektrike;
- tretshmërinë në ujë të përbërjes së përftuar nga bashkëveprimi i X me Y, krahasuar me tretshmërinë e përbërjes së përftuar nga bashkëveprimi i X me Z.
