Pyetja
Në tabelën e mëposhtme janë dhënë masat molekulare të krahasuara (relative) dhe $\Delta H^o$ molare të avullimit (energjia e nevojshme për avullimin e një moli) për tri nga përbërjet e hidrogjenuara të elementeve të grupit VA:
| Përbërja kimike | Masa molekulare e krahasuar | $\Delta H^o$ av/ $kJ : mol^{-1}$ |
|---|---|---|
| $NH_3$ | 17 | +23,4 |
| $PH_3$ | 34 | +14,6 |
| $AsH_3$ | 78 | +17,5 |
- Ndërtoni një grafik për të paraqitur lidhjen e $\Delta H^o$-ve molare të avullimit të tri përbërjeve $NH_3$, $PH_3$ dhe $AsH_3$ me masat molekulare të krahasuara përkatëse.
- Shpjegoni pse vlera e $\Delta H^o$ të avullimit të $NH_3$ është më e lartë?
- Bazuar në grafikun që ndërtuat, parashikoni një vlerë të $\Delta H^o$ të avullimit për $NH_3$, duke supozuar se midis molekulave të kësaj substance ka vetëm forca të Van der Valsit.
- Parashikoni gjithashtu një vlerë të $\Delta H^o$ (energjia e nevojshme për avullimin e një moli $NH_3$) në lidhje me forcat e lidhjeve hidrogjenore të formuara midis molekulave $NH_3$.
