Pyetja
Aparati i paraqitur në figurën 1 përdoret për të përcaktuar ndryshimin e entalpisë së reaksionit të djegies së etanolit. Energjia e çliruar nga djegia përdoret për të ngrohur një masë të caktuar uji. Duke ditur masën e etanolit të djegur dhe ndryshimin e temperaturës së ujit, mund të përcaktohet me përafërsi ndryshimi i entalpisë së reaksionit të djegies së etanolit.
Vëllimi i ujit në kalorimetër = $400 \text{ ml}$Tërmperatura fillestare e ujit = $12^{\circ}\text{C}$Temperatura përfundimtare e ujit = $22^{\circ}\text{C}$Masa e etanolit të djegur = $0,92 \text{ g}$ ($C_{\text{p}} \text{ e ujit} = 4,2 \text{ J g}^{-1}\text{ K}^{-1}$)
- Njehsoni sasinë e nxehtësisë që nevojitet për të rritur temperaturën e ujit nga $12^{\circ}\text{C}$ në $22^{\circ}\text{C}$.
- Njehsoni sasinë e nxehtësisë që çlirohet gjatë djegies së një moli etanol.
- A është kjo sasi nxehtësie e njëjtë me entalpinë standarde të djegies së një moli etanol?
- Vlera e entalpisë standarde të djegies së një moli etanol, $\Delta H^{\circ}_{\text{C}_{2}\text{H}_{5}\text{OH}_{(l)}}$ është $-1368 \text{ kJ mol}^{-1}$. Shpjegoni pse.
