Pyetja
Në tabelën e mëposhtme jepen të dhëna për disa nga lëndët e djegshme.
| Substanca | Formula kimike | Ndryshimi i entalpisë/kJ/mol | Pika e vlimit (në $\text{°C}$) |
|---|---|---|---|
| propan | $\text{C}_{3}\text{H}_{8}$ | $-2220$ | $-42,2$ |
| butan | $\text{C}_{4}\text{H}_{10}$ | $-2880$ | $-0,5$ |
- Njehsoni masat molare të:
- propanit;
- butanit.
- Bazuar në të dhënat e tabelës së mësipërme, njehsoni sasinë e energjisë që çlirohet nga djegia e $1 \text{ g}$:
- propanit;
- butanit.
- Krahasojini ato dhe jepni shpjegimin përkatës.
- Shpjegoni pse kur bën shumë ftohtë, është mirë të përdoren bombolat me propan për djegie (në soba).
