Pyetja
- Paraqitni nëpërmjet një diagrami një element galvanik, në elektrodat e të cilit ndodhin reaksionet e mëposhtme:$$H_2O_2(uj) + 2H^+(uj) + 2e^- \rightarrow 2H_2O(l) \quad E^o = +1,77 \ V$$$$Sn^{4+}(uj) + 2e^- \rightarrow Sn^{2+}(uj) \quad E^o = +0,15 \ V$$
- Kur elementi elektrolitik përdoret për të prodhuar energji elektrike, në ç’drejtim rrjedhin elektronet në qarkun e jashtëm?
- Shkruani barazimet e reaksioneve që ndodhin në secilën elektrodë, kur elementi elektrolitik prodhon rrymë elektrike.
- Përcaktoni vlerën e potencialit të elementit kur procesi zhvillohet në kushte standarde.
- Si do të ndryshonte potenciali i elementit nëse:
- rritet përqendrimi i joneve $H^+$ ;
- rritet përqendrimi i joneve $Sn^{4+}$?
