Kopertina e librit Kimia 12
Zgjidhje ushtrimi

Zgjidhja e ushtrimit 4

Zgjidhja e ushtrimit 4 të mësimit Ushtrime përmbledhëse 8 në librin Kimia 12 nga shtëpia botuese Botime Pegi me autorë Graham Hill, John Holman dhe Philippa Gardom Hulme.


Pyetja

Tabela e mëposhtme jep potencialet standarde të elektrodave për disa gjysmë-reaksione.

$E^o/N$
$Zn^{2+}(uj) + 2e^-$$\rightarrow$$Zn(ng)$$-0,76$
$Fe^{2+}(uj) + 2e^-$$\rightarrow$$Fe(ng)$$-0,44$
$I_2(uj) + 2e^-$$\rightarrow$$2I^-(uj)$$+0,54$
$Fe^{3+}(uj) + e^-$$\rightarrow$$Fe^{2+}(uj)$$+0,77$
$Ce^{4+}(uj) + e^-$$\rightarrow$$Ce^{3+}(uj)$$+1,61$
  1. Cili prej gjysmë-reaksioneve përdoret si standard në këto potenciale elektrodike?
  2. Cila nga substancat në tabelën e mësipërme është:
    1. oksiduesi më i fortë;
    2. reduktuesi më i fortë?
  3. Cila substancë/a mund të përdoret/ën për të kthyer jonet e jodit në jod? Shkruani barazimin e reaksionit për çdo rast të mundshëm.
  4. Një gjysmë-element është ndërtuar duke zhytur një elektrodë platini në një tretësirë me jone $Fe^{2+}$ dhe $Fe^{3+}$, me përqendrim $1,0\,mol/l$. Gjysmë-elementi lidhet me anë të një ure kripe me një gjysmë-element tjetër, i cili përmban një elektrodë hekuri në një tretësirë $Fe^{2+}$, me përqendrim $1,0\,mol/l$.
    1. Sa është potenciali i këtij elementi?
    2. Nëse mbyllim qarkun e jashtëm të dy elektrodave, çfarë reaksionesh ndodhin në secilin gjysmë-element?
    3. Në ç’drejtim rrjedhin elektronet në qarkun e jashtëm?
  5. Shkruani barazimin kimik për reaksionin që ndodh kur një gozhdë hekuri vendoset në një tretësirë sulfat hekuri(III).

Zgjidhja

Shkarko aplikacionin për të parë zgjidhjen

Zgjidhja e plotë e këtij ushtrimi është e disponueshme në aplikacionin tonë mobil. Shkarko aplikacionin dhe merr qasje në të gjitha zgjidhjet!

Aplikacioni është falas dhe përmban zgjidhje për të gjitha ushtrimet!