Pyetja
10 g të një kripe të papastër hekuri(II) u tretën në ujë dhe prodhuan 200 ml tretësire. 20 ml të kësaj tretësire, e acidifikuar me acid sulfurik të holluar, kërkoi plot 25 ml tretësire 0,04 M $KMnO_{4(uj)}$ përpara se të shfaqej një ngjyrë e zbehtë rozë.
- Shkruani barazimin jonik të reaksionit.
- Njehsoni numrin e mol-joneve të hekurit(II) që hyjnë në reaksion me një mol-jone $MnO_{4}^{-}$.
- Sa mole jone $Fe^{2+}$ veprojnë me 25 ml tretësirë 0,04 M $KMnO_{4(uj)}$?
- Sa gramë $Fe^{2+}$ gjenden në 200 ml tretësirë të përftuar nga tretja e kripës së hekurit në ujë ($Fe = 56$)?
- Njehsoni përqindjen e hekurit në kripën e papastër të tij.
