Pyetja
Në pjesën “Bora” të Faik Konicës zbuloni veçoritë që e klasifikojnë këtë tekst si prozë poetike.
Kthielltësia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me verën. Vjeshta e trishtimtshëm erdhi e iku. Tani, po hyn dimëri, edhe qiellin e kanë mbuluar re të qeta e të ftohta. Edhe sot, për të parën herë, zuri të bjerë bora... Prapa qelqeve të dritores, po shikonj. Ngadalë, ngadalë, si kur ka frikë të ndegjohet, bora fluturon flokë-flokë e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kërkon të ndreqë e të zbukuronjë: Dy çupa të vockëla shkojnë, e, në leshërat e arta të tyre, të lëshuara mbi shpatullat, bora shkruan trëndafile të ergjenda. Djelmtë qeshin, hidhen, lozin, e lëftojnë me topa. Zoqtë vërtiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, një thrimë buke! Si në verë, gjithë bota janë veshur në të bardha. Flokë-flokë, ngadalë, po bie bora...
