Pyetja
Tabela përbri tregon numrin e fjalëve në secilën prej 50 fjalive të para të një romani.
| Numri i fjalëve për fjali | Denduria |
|---|---|
| 1–10 | 24 |
| 11–20 | 15 |
| 21–30 | 7 |
| 31–40 | 1 |
| 41–50 | 2 |
| 51–60 | 0 |
| 61–70 | 0 |
| 71–80 | 1 |
- Gjeni me përafrim mesataren e numrit të fjalëve për fjali.
- A është mesatarja e llogaritur një përfaqësuese e mirë e numrit mesatar të fjalëve për fjali? Argumentoni përgjigjen tuaj.
