Pyetja
Në vitin 1929, Edvin Habëll botoi një studim për lidhjen ndërmjet largësisë së një galaksie, matur në megaparsek (Mpc), dhe shpejtësisë me të cilën duket se largohet nga ne, matur në km/s. (Një parsek, njësia matëse e largesave shumë të mëdha, është i barabartë me rreth 3,26 vite dritë. Një megaparsek është i barabartë me një milion parsek.) Më poshtë, jepet një pjesë e të dhënave të tij.
| Largesa (Mpc) | 0,03 | 0,28 | 0,62 | 0,68 | 0,91 | 1,05 | 1,4 | 1,63 | 2 |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Shpejtësia (km/s) | 50 | 115 | 375 | 200 | 525 | 740 | 750 | 710 | 900 |
- Paraqitini të dhënat në një grafik me pika.
- Përshkruani ndonjë korrelacion që mund të vini re.
- Vizatoni vijën e përafrimit më të mirë.
- Galaksia Saudhërn Pinuil (Southern Pinwheel) gjendet 0,9 Mpc larg. Parashikoni shpejtësinë e largimit të saj nga ne.
- Galaksia Mesiër 106 (Messier 106) largohet prej nesh me një shpejtësi prej 500 km/s. Parashikoni largesën e saj nga ne.
- Kuasari 3C 273 largohet prej nesh me një shpejtësi prej 47 000 km/s. A mund të parashikoni largesën e tij nga ne? Argumentoni përgjigjen tuaj.
