Pyetja
Një mal është $1200\text{ m}$ i lartë. Në jug të malit ndodhet qyteti A, prej të cilit këndi i shikimit të majës së malit është $23^\circ$. Në lindje të malit ndodhet qyteti B, prej të cilit këndi i shikimit të majës së malit është $35^\circ$. Sa është largesa ndërmjet qyteteve A dhe B?
