Pyetja
Një ruletë ka tetë sektorë të barabartë, të shënuar nga 1 në 8. Denisi e shtyn ruletën dhe në të njëjtën kohë hedh edhe një monedhë.
- Ndërtoni një tabelë ku të paraqitni të gjitha rezultatet e mundshme.
- Gjeni probabilitetin që Denisi të marrë:
- numrin 2 dhe lek;
- një numër më të madh se 5 dhe stemë;
- një numër çift dhe lek;
- një numër të thjeshtë dhe lek.
