Pyetja
Hisham el Garuzh, nga Maroku, mban rekordin botëror si për garën e vrapimit 1 500 metra, ashtu edhe për atë 1 milje, me kohë respektive 3 m e 26 s dhe 3 m e 43 s (të dyja në sekondën më të afërt)
[1 milje = 1609,3 m].
Gjeni shpejtësinë mesatare të Hishamit për të dyja këto rekorde në:
- m/s
- km/orë
Jusejn Bolti mban rekordin për garën e vrapimit me 100 metra, me 9,58 s.
- Gjeni raportin e shpejtësisë së Jusejnit me atë të Hishamit për të dyja largesat në të cilat ky i fundit mban rekord.
- Në qoftë se Jusejni do të mund të mbante shpejtësinë e 100 metrave, sa kohë do t'i duhej atij për vrapuar 1500 metra dhe 1 milje?
