Zgjidhni problemat e mëposhtme, duke përdorur informacionin e dhënë.
- Dy numra e kanë shumën 41 dhe ndryshesën 7. Cilët janë numrat?
- Një numër është 6 njësi më i madh se një numër tjetër. Mesatarja e tyre është 20. Cilët janë numrat?
- Në një ekskursion morën pjesë 230 nxënës dhe 29 mësues. Ata udhëtuan me autobusë të vegjël dhe të mëdhenj. Autobusët e mëdhenj kanë 55 vende secili, kurse autobusët e vegjël kanë 39 vende secili. Në qoftë se çdo autobus nuk përmban vende rezervë dhe janë gjiithsej 5 autobusë që bëjnë këtë udhëtim, sa autobusë të secilit lloj u përdorën?
- Në një trekëndësh dybrinjënjëshëm, këndi më i madh është 30° më i madh se dyfishi i këndeve të barabarta. Gjeni këndet e trekëndëshit.
- Xhaxha Astriti i dhuroi Enit për Vit të Ri një libër që kushton 750 lekë. Në një librari, me të njëjtën kosto Eni mund të blejë saktësisht 3 libra me kapak kartoni, ose 1 libër me kapak të hollë dhe 2 libra me kapak kartoni. Gjeni koston e një libri me kapak kartoni dhe të një libri me kapak të hollë.