Pyetja
Largesa Tiranë-Sarandë është rreth 275 km. Xhimi udhëton me makinë nga Tirana në Sarandë. Gjatë orës së parë, ai ecën me shpejtësi mesatare 65 km në orë. Gjatë dy orëve të tjera, ai ecën me shpejtësi mesatare 71 km në orë. Xhimi thotë se pas 3 orësh ai ka bërë tre të katërtat e udhëtimit. A jeni dakord me Xhimin? Argumentoni përgjigjen tuaj.
