Pyetja
Najada krahason sasinë e sheqerit për tri lloje të ndryshme lëngje frutash.
- Lëngu i portokallit përmban 22,4 g sheqer në 180 ml.
- Lëngu i ananasit përmban 28,8 g sheqer në 250 ml.
- Lëngu i boronicës përmban 23,4 g sheqer në 200 ml.
Najada thotë se lëngu i portokallit është më i sheqerosur se të tjerët. A ka ajo të drejtë? Argumentoni përgjigjen tuaj.
